Barcelona shumë pranë nënshkrimit me yllin e Juventusit

22:14 | 11 Korrik 2019

Barcelona është shumë e interesuar të bëjë një ndryshim edhe në fazën e mbrojtjes.

Barcelona është shumë afër një tjetër lëvizjeje të madhe në merkato.

Raportimet e fundit nga Spanja bëjnë të ditur se ylli i Juventus, Joao Cancelo, është shumë afër nënshkrimit me Barcën, transmeton lajmi.net.

Lojtari portugez ka qenë i lidhur ngushtë me një transferim të mundshëm tek Manchester City, por duket se Barcelona ka parakaluar kampionët e Premierligës.

Së fundmi Barcelona ka arritur marrëveshje edhe me Antoine Griezmann, klauzolën e të cilit e ka paguar sonte.

Komento: