Barcelona shumë pranë transferimit të Lautaro Martinez.
Gjiganti katalunas është favorit për ta transferuar sulmuesin argjentinas, të cilin e duan edhe Reali dhe Man City
Barcelona është gjithnjë e më afër transferimit të Lautaro Martinezit.
Për këtë është i bindur mediumi spanjoll “Marca”, përcjell Express.
Gjiganti katalunas është klubi më i interesuar për sulmuesin argjentinas.
Ndërkohë, lojtarin e duan edhe Real Madridi dhe Manchester City.
Interi, nga ana e tij shpreson që futbollisti të nënshkruajë kontratë të re me Zikaltrit.
Sidoqoftë, Lautaro duket se e preferon më shumë transferimin në Camp Nou.
Barça duhet t’i paguajë 111 milionë euro për kartonin e lojtarit.
Gjiganti katalunas ka ofruar futbollistë plus para për Martinezin, por Interi preferon vetëm ta shesë atë.