Barcelona s’ka të ndalur, po e transferon edhe një lojtar nga Manchester City

12:55 | 07 Qershor 2021

Fernandinho është opsion për Barcelonën.

Feronandinho mund të largohet në ditët e ardhshme nga Manchester City.

Mesfushorit i skadon kontrata me Citizens dhe do të jetë i lirë për të zgjedhur një aventurë të re.

Sipas asaj që raporton Marca, Fernandinho mund të kalojë te Barcelona, nëse Georginio Wijnaldum nuk transferohet në Camp Nou.

Paris Saint-Germain është i interesuar në holandezin dhe kalimi i tij në Parkun e Princave mund të ndodhë në ditët e ardhshme.

Andaj, kjo do t’i hapte rrugë Fernandinhos që të kalonte në Camp Nou edhe pse është një operacion i vështirë.

Pep Guardiola i ka konfirmuar lojtarit se është në planet e tij dhe dëshiron që ai të vazhdojë edhe më tej në skuadër.

Komento: