Barcelona sqaron sitatën me Messin

10:25 | 17 August 2020

Barcelona ka sqaruar situatën me Leo Messin.

Mbrëmë është përmendur se Messi do të largohet nga Barcelona madje këtë verë, një vit para përfundimit të kontratës.

Espote Interativo ka raportuar se argjentinasi i ka thënë klubit se do të largohet qysh këtë verë nga Camp Nou duke shfaqur pakënaqësinë pas humbjes turpëruese nga Bayern Munchen.

Megjithatë, në numrin e sotëm të Mundo Deportivo raportohet se Barca e ka mohuar që lojtari i tyre më i mirë në histori do të largohet.

Por, përfaqësuesit e Messit nuk kanë dashur as ta konfirmojnë e as ta mohojnë lajmin se 33-vjeçari e ka njoftuar klubin se do të largohet.

Messi ka kontratë me Barcelonën vetëm deri në verën e vitit të ardhshëm dhe ripërtëritja e saj nuk duket shumë e mundur.

Superylli argjentinas, po ashtu, e ka një klauzolë në marrëveshjen me klubin e cila e lejon të largohet si lojtar i lirë në fund të çdo sezoni.

Komento: