Marco Asensio mund të kalojë te Barcelona, si lojtar i lirë.
Kjo pasi agjenti i Asensios, Jorge Mendes, ka filluar bisedimet me Barcelonën, në lidhje me mundësinë për ta transferuar spanjollin në “Camp Nou”.
Asensios, kontrata i përfundon në qershor, teksa nga tani mund të fillojë bisedimet me ndonjë ekip, duke nënshkruar një parakontratë, raporton Sport.
Nuk është hera e parë që Barcelona shpreh interesim për spanjollin, por këtë herë mund të ketë diçka më konkrete.