Barcelona synon transferimin e Odegaard, ky është plani i saj

12:16 | 15 Maj 2023

Barcelona ofron Fatin për Odegaardin

Skuadra e Barcelonës po kërkon mesfushorin Martin Odegaard për sulmuesin Ansu Fati, i cili po kërkohet me ngulm nga Arsenali për sezonin e ri.

“AS” raporton të hënën se te Barça janë të gatshëm ta lirojnë Fatin për Odegaardin, pasi mesfushori danez pëlqehet shumë nga trajneri Xavi Hernandez.

Fati pritet të largohet nga Barcelona këtë verë dhe klubi spanjoll tashmë e ka nxjerrë në shitje.

Fati ka 7 gola e katër asistime këtë edicion, ndërsa me Barcelonën ka kontratë deri në vitin 2027 me opsionin e vazhdimit edhe për dy vjet të tjerë.

Ndërkohë, Odeagaard është kapiten i Arsenalit, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025. Këtë edicion 24-vjeçari ka 15 gola e 8 asistime në 35 paraqitje në Premier League.

Komento: