Barcelona synon transferimin e sulmuesit që u largua si dështak nga Milani

21:34 | 22 Qershor 2021

Barcelona shënjestron Andre Silvan.

Barcelona ka shfaqur interesim për transferimin e sulmuesit të Eintracht Frankfurt, Andre Silva gjatë kësaj vere, raporton AS.

Silva u largua nga Milani dy vite më parë pas nuk gjeti hapësirën e duhur për të luajtur.

Blaugranat janë të vendosur për transferimin e 25 vjeçarit për të kompletuar repartin e sulmit pas ardhjeve të Sergio Agueros dhe Memphis Depay.

Manchester City dhe Atletico Madrid janë gjithashtu të interesuara për Silvan i cili në treg aktualisht ka një vlerë që sillet diku rreth 35 milionë euro.

Komento: