Barcelona transferon lojtarin qe po e kërkon gjithë evropa – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Barcelona transferon lojtarin qe po e kërkon gjithë evropa

12:59 | 28 Dhjetor 2018

Barcelona është gati të arrijë marrëveshje për transferimin e lojtarit holandez në Camp Nou.

Frenkie de Jong është tashmë një hap afër Barcelonës. Klubi blaugran ka bërë një hap gjigant në ofertën për mesfushorin e Ajaxit në javët e fundit.

De Jong ka dhënë tashmë ‘OK’ për ofertën e Barcelonës duke pritur që të ketë një marrëveshje mes dy klubeve shkruan Sport.es

Barcelona ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me De Jong që nga vera. Agjenti i holandezit ka negociuar poashtu me disa klube gjatë këtyre mujave.

Lojtari donte të dëgjonte propozimet në treg dhe u takua me Manchester City, Bayern Munich dhe PSG. Të gjitha propozimet ekonomike ishin astronomike, por De Jong gjithmonë donte t’i jepte përparësi Barçës. Tanimë gjysma e punës është kryer.

Komento: