Barcelona – Valencia, ylli i barcelonës e nis ndeshjen nga minuta e parë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Barcelona – Valencia, ylli i barcelonës e nis ndeshjen nga minuta e parë

11:27 | 02 Shkurt 2019

Barcelona dhe Valencia do të takohen sonte në kuadër të Cupa del Rey.

Mundo Deportivo ka publikuar formacionet e mundshme për ndeshjen mes Barcelonës e Valencias, që do të zhvillohet në Camp Nou nga ora 18:30.

Barça do të kërkojë fitoren e 16 këtë sezon dhe që të ruajë diferencën në 5 pikë me Atletico Madridin e 10 me Real Madridin.

Coutinho nuk e nisi mirë sezonin, por për shkak të formës së mirë në ndeshjet e fundit dhe pas dëmtimit të Ousmane Dembele, ai po fiton më shumë minuta dhe gjithashtu edhe besimin e Ernesto Valverdes.

Mesfushori brazilian pritet të jetë sërish në formacionin startues, duke përbërë treshen sulmuese me Luis Suarezin e Lionel Messin.

Komento: