Barcelona – Van de Beekun, lajm i bujshëm nga Spanja

12:33 | 01 Nëntor 2021

Ekipi i Barcelonës është futur në garë për shërbimet e mesfushorit Donny van de Beek, i cili do të largohet nga Manchester Unitedi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Te Barcelona janë të interesuar për holandezin, të cilin po kërkojnë huazimin e tij më të drejtën e blerjes në fund të sezonit.

Van de Beek nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer dhe për këtë arsye do të largohet nga skuadra angleze. 24-vjeçari këtë edicion ka vetëm tri paraqitje në të gjitha garat. Ai ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2025 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Për holandezin interesim ka shfaqur edhe skuadra e Juventusit.

Komento: