Barcelona po synon ta përforcojë fazën e mbrojtjes.
Merkatoja e verës pritet ta gjejë Barcelonën si njërën ndër skuadrat më aktive. Katalanët janë të interesuar për së paku katër lëvizje të mëdha.
Reparti i mbrojtjes është në mesin e planeve për ‘rinovim’ dhe tashmë katalanët duket se kanë një emër në listën e dëshirave.
‘Mundo Deportivo shkruan se Nicolas Tagliafico është emri në listën e dëshirave të Barcelonës, transmeton lajmi.
‘Blaugrana’ mund të nisin një ofertë për 27 vjeçarin që shihet si zëvendësues i Junior Firpo, nëse ky i fudnit largohet nga ‘Camp Nou’.
Agjenti i Tagliafico thuhet se veçse ka biseduar me zyrtarët e Barcelonës, rreth një transferimi të mundshëm.
Mbetet të shihet nëse argjentinasi do të përfundojë në ‘Camp Nou’. Ka edhe skuadra të tjera të interesuara për kartonin e tij.