Barcelona vendos rekord të ri në ndeshjen ndaj Granada

09:58 | 04 Shkurt 2021

Barcelona ‘në garë me vetën’ vendos rekord të ri në ndeshjen ndaj Granada.

Barcelona arriti që të veprojë si një kampione e vërtetë në ndeshjen ndaj Granadas, duke përmbysur rezultatin 2-0 në 5-3.

Skuadra e Ronald Koeman ishte duke humbur 2-0 deri para minutës së 88-të, ku pas një gjuajte të Griezmann topi përfundoi në rrjet.

Më pas, në minutat shtesë të lojës Jordi Alba shënoi një gol tjetër për t’i parë vazhdimet e ndeshjes.

Sipas Opta, e cila merret me statistika, ka thënë së fundmi se Barcelona kanë pasur 36 goditje (20 në portë).

Kësisoj ky ishte numri më i madh me goditje të tentuara drejt portës nga Barça në një lojë të vetme në të gjitha garat që prej sezonit 2013/14.

Komento: