Barcelona është vënë pas yllit të skuadrës së Napolit.
Skuadra e Barcrlonës tashmë është futur në garë për Fabian Ruiz.
Fabian është vendosur në listën e prioriteteve të Barcelonës për merkaton e verës.
Mesfushori spanjoll është si aletrnativë për Miralem Pjanic të Juventus, për të cilin ‘Zonja e vjetër’ po kërkon shumë.
Mediet italiane shkruajnë se presidenti i Napoli do të kërkojë 60 milionë euro për kartonin e Fabian.
24 vjeçari ka kontratë valide me Napoli deri në vitin 2023, por klubi nuk do ta mbajë pa dëshirën e tij.
Këtë sezon, lojtari ka luajtur në 22 ndeshje të Serie A, duke kontribuuar me dy gola dhe dy asistime. Kujtojmë se pas tij është edhe Real Madrid.