Barcelona vjen me transferim të “çmendur” nga Premier League

09:00 | 10 Korrik 2019

Mbrojtësi i Manchester United, Victor Lindelof është në radar të Barcelonës pasi klubi katalanas u detyrua të ndryshojë planet e transferimit.

Me Barcelonën që ka gjasa të humbasë nënshkrimin e Matthijs de Ligt, Mundo Deportivo thotë se ata kanë kthyer vëmendjen e tyre tek mbrojtësi suedez i Djajve të kuq dhe shpresojnë të hapin bisedimet këtë javë, përcjell ORAinfo.

Lindelof, i cili u bë qendra e parë në Old Trafford sezonin e kaluar, që kur u bashkua me Unitedin nga Benfica në 2017 për një pagesë prej 31 milionë dollarë./ORAinfo/

Komento: