Barcelona, thuhet se dëshiron të transferojë yllin e ri, Harvey Elliott.
Elliott u bë lojtari më i ri në historinë e Premier Ligës, kur ai u paraqitë për Fulham në moshën 16 vjeç dhe 30 ditë kundër Wolverhampton Wanderers në maj, përcjell ORAinfo.
I riu do të përfundojë kontratën e tij me Cottagers në fund të këtij muaji dhe sipas Daily Mail, ai do të largohet në një transferim të lirë.
Raporti thotë se Barca po shqyrton një lëvizje të mundshme për Anglezin 16-vjeçar, i cili kryesisht vepron si një mesfushor sulmues./ORAinfo/