Barcelona vjen me vendim të papritur

16:44 | 15 Tetor 2019

Barcelona nuk e ka ndërmend të përforcohet më.

Me nënshkrimet e fundit si Antoine Griezmann, Frenkie de Jong, Nelson Semedo dhe Junior Firpo, Barcelona e konsideron fazën e tyre të rindërtimit të plotë, thotë Marca, përcjell ORAinfo.

Klubi më parë kishte menduar të nënshkruajë një sulmues të ri për të zëvendësuar Luis Suarez, por ekziston një besim se Carles Perez dhe Ansu Fati përfundimisht mund ta bëjnë atë hap para.

Drejtuesit e Barca besojnë se pjesa më e madhe e punës së tyre ka përfunduar dhe tani shpresojnë të shohin lojtarët e rinj të rriten në rolet e tyre./ORAinfo/

Komento: