Barcelona zyrtarizon Braithwaite

11:21 | 20 Shkurt 2020

Martin Braithëaite është zyrtarizuar të Barcelona.

Skuadra katalanase mori dritën e gjelbërt për transferimin e një lojtari në këtë muaj nga kontrolli mjekësor i La Liga, për shkak të lëndimeve të Luis Suarez dhe Ousmane Dembele.

Kësisoj, drejtuesit e Barçës kanë paguar klauzolën e lirimit të sulmuesit Braithëaite prej 18 milionë euro.

Ai ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2024.

28-vjeçari ka qenë i huazuar për dy sezone te Leganes, pasi klubi i tij mëmë është Middlesbrough – me të cilët nuk pati aventurë të mirë.

Komento: