Marcos Alonso, ka përfunduar transferimin e tij të lirë nga Chelsea te Barcelona.
Mbrojtësi i majtë ishte lënë jashtë skuadrës së Thomas Tuchel në ditët e ndeshjes deri më tani këtë sezon pasi kërkoi një lëvizje në Camp Nou në krye të sezonit të ri, përcjell ORAinfo.
Atij iu ndërpre kontrata në Stamford Bridge në ditën e fundit dhe Alonso tani është lojtar i Barcelonës pas regjistrimit me Blaugrana të premten. Pierre-Emerick Aubameyang tashmë kishte lëvizur në anën tjetër si pjesë e marrëveshjes.
Alonso ka nënshkruar një marrëveshje njëvjeçare me një klauzolë blerjeje prej 50 milionë euro./ORAinfo/