Barcelona zyrtarizon transferin e ri nga Holanda

08:27 | 21 Qershor 2019

Barcelona ka bërë edhe një transferim nga Holanda.

Barcelona ka njoftuar se ka transferuar Mike van Beijnen si lojtar të lirë, i cili më parë ka luajtur për NAC Breda.

Sipas Mundo Deportivos, futbollisti është djali i Ali Dursun, përfaqësuesit të Frankie de Jong, transferimit të ri të Barcelonës.

Mike van Beijnen, 20-vjeçar, është transferuar për ekipin e dytë, Barcelona B.

Ai ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me katalunasit.

Komento: