Barcelona s’do ta ketë të lehtë kthimin e Dani Olmo në ‘Camp Nou’.
Skuadra e Barcelonës do të has në konkurrencën për të siguruar shërbimet e lojtarit të Leipzig, Dani Olmo
Deri më tani, Barcelona ka tentuar disa herë të sigurojnë rikthimin e lojtarit, por për shkaqe ekonomike tentimet kanë dështuare, përcjell lajmi.
Sipas raportimeve të ‘Fichajes’, Barcelona do të tentojë përsëri në merkatot e ardhshme, por kësaj radhe do të ketë konkurrencë nga Anglia.
Dy skuadrat e Mançesterit, United dhe City do të bëjnë po ashtu lëvizjet e tyre për yllin spanjoll.