Messi prezanton fanellat e treta të Barcelonës, por tifozëve nuk iu pëlqen ngjyra e tyre.
Barcelona ka prezantuar fanellat e treta për edicionin e ri 2020/2021.
Katalunasit kanë si sponsor kompaninë gjigante të veshmbathjeve Nike e cila ka bërë një dizajn unik për fanellën e tretë.
Kapiteni Lionel Messi së bashku me Frenkie De Jong dhe Ansu Fati kanë prezantuar fanellën e tretë.
Ajo është ngjyrë rozë ku ka edhe të gjelbër, por kjo nuk i ka pëlqyer tifozëve.
Shumica nga komentuesit në këtë postim në rrjetet sociale kanë kritikuar fanellat e treta të klubit.
Kjo është hera e dytë në histori të klubit që ka një fanellë kryesisht ngjyrë rozë.
Hera e parë ishte në edicionin 2017/18 kur Barcelona edhe në atë vit e kishte ngjyrë rozë fanellën e tretë.
Gjithsesi mbetet të shihet në fushë fanella e tretë, por tifozët nga prezantimi i tyre kanë mbetur të pakënaqur.