Barcrlona rrezikon falimentimin

09:11 | 11 Nëntor 2020

Barcelona dështon të arrijë marrëveshje me lojtarët për ulje të pagave – klubi rrezikon tani falimentimin.

Barcelona nuk ka arritur marrëveshje me lojtarët që pagat të ulën për 30 për qind shkaku i krizë së shkaktuar nga coronavirusi.

Klubi katalunas u kishte caktuar një ultimatum lojtarëve në javën e kaluar që të ulnin pagat, mirëpo që vendimi u shty për këtë javë.

Sipas asaj që raporton Esport3, bisedimet mes bordit të klubit dhe lojtarëve për t’i ulur pagat, kanë dështuar.

Kjo gjë erdhi, pasi lojtarët nuk duan t’i zvogëlojnë pagat e tyre për 30 për qind, duke e futur kështu klubin në një krizë financiare.

Ishte raportuar nga Mundo Deportivo se nëse lojtarët refuzojnë t’i ulin pagat, atëherë Barcelona mund edhe të falimentojë.

Deri më tani, është bërë e ditur se Gerard Pique, Frenkie de Jong, Marc-Andre ter Stegen dhe Samuel Umtit, janë lojtarët e vetëm që kanë pranuar zvogëlim të pagës.

Messi është lojtari më i paguar në klub, me mbi një milion euro në javë (nga të ardhura të ndryshme), e që është kundër idesë për ulje të pagës.

Komento: