Bardhi rrëfen sekretin e tij në ‘BBV’: ‘Kam lënë lidhje pezull jashtë’

16:56 | 12 Shkurt 2024

Banorët e “Big Brother VIP 3” kanë treguar së fundmi disa sekrete në ‘dhomën e rrëfimit’.

Ai që do të gjejë më shumë sekrete të konkurrentëve do të jetë fitues e të shpallet lider.

I Bardhit është lidhja që ai ka lënë pezull jashtë. Më shumë sesa romancë ai e quan, pëlqim, ndërsa emrin e vajzës nuk e ka përmendur.

“Unë kam lënë një lidhje pezull jashtë. Kam patur një vajzë që e kam njohur 3 javë para se të futesha këtu, isha në kontakt dhe e kam takuar dy herë dhe kishim pëlqim, por jo lidhje. E kemi lënë pezull. Unë tani e kam gjetur këtu lidhjen time dhe dua t’i kërkoj falje asaj vajzës atje që e dua fort”, tha ai.

Komento: