Bardhyl Hasanpapaj: Vizitat në familjet mitrovicase tregojnë vlerat e mikpritjes dhe dashurisë për Kosovën

10:40 | 28 Maj 2026
bardhyl-hasanpapaj:-vizitat-ne-familjet-mitrovicase-tregojne-vlerat-e-mikpritjes-dhe-dashurise-per-kosoven

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Bardhyl Hasanpapaj, ka uruar qytetarët me rastin e Kurban Bajramit, duke theksuar vlerat tradicionale të familjeve shqiptare, si zemërgjerësia dhe mikpritja.

Ai bëri të ditur se në këtë ditë festive, së bashku me Presidenten Vjosa Osmani, kanë vizituar disa familje në Mitrovicë, ku sipas tij janë pritur me ngrohtësi dhe respekt.

Hasanpapaj tha se në çdo familje që vizituan panë besim në Zot, dashuri për familjen dhe përkushtim ndaj Kosovës, duke shtuar se njerëzit mbeten forca më e madhe e vendit.

Në fund, ai uroi të gjithë besimtarët për një Kurban Bajram të bekuar dhe me plot mirësi.

Komento: