Barduani: KFOR i njeh fëmijët si burim themelor për të ardhmen e Kosovës

16:56 | 01 Qershor 2025
barduani:-kfor-i-njeh-femijet-si-burim-themelor-per-te-ardhmen-e-kosoves

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani, mori pjesë sot në panairin Multikulturor për Fëmijë.

Nga KFOR shkruan se pjesëmarrja e Gjeneral Barduanit në këtë ngjarje dëshmon se si KFOR-i i njeh fëmijët si një burim themelor për të ardhmen e Kosovës.

“Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve është një ditë përkujtimore që nderon fëmijët në mbarë botën, e festuar më 1 qershor. Dita e ka origjinën nga Proklamata e Gjenevës e vitit 1925 në Konferencën Botërore për Mirëqenien e Fëmijëve, me qëllim promovimin e mirëqenies dhe të drejtave të fëmijëve”, shkruhet ndër tjerash në njoftimin e tyre.

 

Komento: