Barella pritet të transferohet të gjiganti nga Premierliga

18:32 | 26 Shkurt 2023

Liverpool kërkon shërbimet e Barellas

Liverpooli ka hedhur sytë drejt mesfushorit të Interit, Nicolo Barella.

Barella është i lidhur me ‘Nerazzurri’ deri në vitin 2026, por një largim i hershëm i tij nuk përjashtohet.

Liverpool ka nevojë për një mesfushor dhe ka identifikuar italianin si një kandidat të mundshëm.

Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, Barella i bashkohet listës së bashku me Jude Bellingham, Moises Caicedo dhe Matheus Nunes si opsione të mundshme në mesfushë.

Mbetet të shihet nëse 26 vjeçari do kalojë në ‘Anfield’.

Komento: