Barelona konfirmon lëndime serioze për Kounde e Araujo

16:41 | 24 September 2022

Lëndimi të cilin Ronald Araujo i Barcelonës e mori në më pak se një minutë lojë kundër Iranit me Uruguain, është më i rëndë sesa që u mendua të jetë në fillim.

“Diario AS” ka shkruar të shtunën se Araujo mund të mungojë nga gjashtë deri në shtatë javë, për shkak se ai duhet të operohet në muskul.

Për shkak të shqyerjes së muskulit, prej katër deri në pesë javë pritet të mungojë edhe francezi Jules Kounde, qendërmbrojtësi tjetër i Barcelonës.

Eric Garcia, Andreas Christensen apo Gerard Pique pritet t’i zënë vendet e tyre në qendrën e mbrojtjes.

Komento: