Barrikadimi i “simbolit të dashurisë”

20:20 | 31 December 2022

Barrikadimi i Kërshit të Dudës, “simbolit të dashurisë”.

Mbase asnjë mitrovicas nuk e kishte menduar se vendi i njohur si Kërshi i Dudës në veri të vendit që dikur vizitohej për shëtitje do të bëhej zonë e ndalesave të lëvizjes.

Aty në fakt u vendos barrikada e fundit, e 13-ta me radhë si shenjë revolte nga serbët lokalë. Por banorët e mbajnë mend ndryshe.

Për disa rruga që çojnë për në Rudarë ishte vend që do t’ia kishin zili zonat tjera mitrovicase, sepse sipas tyre ai vend ishte i bukur e kishte edhe pozitë të mirë gjeografike.

Kërshi i Dudës është i vetmi vend që po vazhdon të jetë i bllokuar për shkak të kamionit që u dogj kur u mor vendimi për heqje të barrikadave.

Komento: