Bartomeu cakton takim special për të hënën, po shkarkohet Setien?

20:46 | 15 August 2020

Pas humbjes nga Bayern Munich, ndryshime të mëdha pritet të fillojnë te skuadra e Barcelonës.

Pas humbjes turpëruese në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich, koha është që te Barcelona të bëhen ndryshime rrënjësore.

Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, Josep Maria Bartomeu ka thirrur takim special për të hënën.

Në këtë takim pritet të zyrtarizohet shkarkimi i Quique Setien.

Gjithashtu, në listën e atyre që pritet të largohen është edhe drejtori sportiv Eric Abidal.

Vendim pritet të merret edhe për zgjedhjet në klub. Ato mund të mbahen më herët sesa qershori. Muaji mars pritet të caktohet për zgjedhjet.

Mbetet të shihet nëse të gjitha këto vendime do të merren të hënën, në këtë takim special.

Komento: