Katalunasit kanë marrë një lajm të madh.
Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka udhëtuar në Holandë që ta arrijë një marrëveshje me Ajaksin e Amsterdamit për Matthijs de Ligt, sipas Onda Cero.
Katalunasit raportohet t’ia kenë ofruar Ajaksit 51 milionë funte për 19 vjeçarin, dhe duan që t’i mposhtin Liverpool-in dhe Manchester City-n në garën për të.
Kampionët e Spanjës tashmë e kanë siguruar transferimin e bashkëlojtarit të tij, Frenkie de Jong, dhe tani duan
edhe firmën e De Ligt.