Bartomeu sot (e hënën) mund të japë dorëheqje – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Bartomeu sot (e hënën) mund të japë dorëheqje

00:09 | 26 Tetor 2020

Josep Maria Bartomeus te Barcelona po i vjen fundi.

Sipas “sport.es”, do të ketë një takim nesër në Barcelonë për të miratuar vitin fiskal dhe Presidenti Bartomeu është gati të paraqesë aty propozimin e tij të dorëheqjes, diçka që i është kërkuar vazhdimisht që pas asaj që ndodhi me Lionel Messin në gusht.

Raportohet se të hënën mund të ndodhë diçka e tillë dhe se kulmi ishte humbja 1-3 në ‘El Clasico’, që vërtetoi edhe më shumë fjalët e Lionel Messit për mos punën e klubit gjatë viteve për të ndërtuar një skuadër konkurruese.

Përveç Bartomeus, raportohet se të hënën mund të japin dorëheqje i gjithë bordi i klubit, në veçanti njerëzit e Bartomeus.

Zgjedhjet për president të Barcelonës janë planifikuar të mbahen në mars të vitit 2021.

Komento: