Baseli e do sërish Edon Zhegrovën.
Skuadra e Baselit javë më parë e falënderoi Edon Zhegrovën për kontributin e dhënë. Por, mediumet zvicerane raportojnë se skuadra zvicerane ende nuk ka hequr dorë përfundimisht nga Zhegrova.
Mësohet se Baseli ka nisur bisedime me menaxherin e ri të Zhegrovës për ta kthyer sërish në ekip.
Zhegrova te Baseli luajti si lojtar i huazuar nga Genku i Belgjikës, por zviceranët nuk e shfrytëzuan mundësinë e blerjes për shkak të vlerës së madhe dhe krizës financiare shkaku i koronavirusit.
Është drejtori sportiv, Ruedi Zbinden, që insiston ta blejë kartonin e 21-vjeçarit të përfaqësueses së Kosovës.
Në Superligën e Zvicrës, Zhegrova në 14 ndeshje shënoi dy gola dhe kontribuoi me tri asistime.