Deputeti i VV’së, Dimal Basha, ka thënë se planin franko-gjerman për marrëveshjen Kosovë-Serbi, është një nga të arriturat më të mëdha të Qeverisë Kurti.
Sipas tij, marrëveshjet e propozuara deri më tash janë pranuar me shumë kënaqësi nga Serbia, derisa kjo e fundit po kundërshtohet e po ‘luftohet’ nga ta. Këtë, Basha po e konsideron sukses të Kryeministrit në raport me autoritetet serbe.
“Për 14 vite ka pas marrëveshje që Serbia i ka pranu dhe ka festu, kurse për vetëm 14 muaj Kurti ka arritur të sjellë një marrëveshje që Serbia po e refuzon dhe po e lufton! Reagimi i Vuçiqit flet mjaftueshëm! Serbia e ka humbur betejën në tokë, tani nga zemërimi po kërcënon me betejë në ajër“, shkroi Basha në një postim në Facebook.
Ai tutje ka thënë se vetëm Serbia po kërcënon sigurinë në rajon.
“Sigurinë dhe eskalimin në rajon pra e kërcënon vetëm Serbia, por asnjëherë Kosova, sepse ne mbetemi të përkushtuar për paqe, rend dhe siguri në krejt territorin dhe për të gjithë qytetarët, pa dallim etnie”, shkroi ai.