Basha e quan “specie të rrallë” Hysenin, thotë se UNESCO do ta merrte “në mbrojtje”

23:22 | 22 November 2022

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, i ka reaguar Skender Hysenit, pasi ky i fundit krahasoi qëndrimet e presidentes Osmani me ato të Millosheviqit, sa i përket çështjes së dialogut dhe raportit me Serbinë.

Me anë të një postimi në Facebook, Basha e ka quajtur Hysenin “specie të rrallë”.

Madje në formë ironike, Basha ka thënë se UNESCO do ta fuste nën mbrojtje Hysenin.

Postimi i plotë i Bashës:

Gjendja:

𝐃𝐞𝐩𝐮𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐠𝐣𝐞𝐫𝐦𝐚𝐧 𝐊𝐧𝐮𝐭 𝐀𝐛𝐫𝐚𝐡𝐚𝐦: “Kosova ka plotësisht të drejtë të vendos për ligjet brenda territorit të saj dhe kjo vlen për çështjen e targave.”

𝐍𝐝ë𝐫𝐤𝐨𝐡ë 𝐒𝐤ë𝐧𝐝𝐞𝐫 𝐇𝐲𝐬𝐞𝐧𝐢: “…vendimi për targa është i ligjshëm, por para ligjshmërisë në këtë rast vijnë elemente të tjera.”

𝐍𝐝ë𝐫𝐤𝐨𝐡ë prapë 𝐒𝐤ë𝐧𝐝𝐞𝐫 𝐇𝐲𝐬𝐞𝐧𝐢, “Vjosa Osmani me qendrime si të Millosheviqit, Kurtin nuk do ta marrë më askush seriozisht.”

Tepër mirë jemi kur ta mendoj që soji tij na ka përfaqësu në bisedime. Vazhdoj me qenë i dëshpërum që s’jemi anëtarësu në UNESCO me pas fut këtë specie të rrallë bashkë me harmonikën e tij!

Komento: