Basha: I kemi 57 deputetë që votojnë, pse vetëm 4 deputetë të opozitës s’janë pro konstituimit

11:26 | 23 Qershor 2025
Ia huq Dimal Basha, ngatërron fshehtësinë e votës në zgjedhje me atë të votimit në Kuvend

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka thënë se përgjegjësia për konstituim të Kuvendit u takon të gjitha partive.

“Presim ndryshim qëndrimi për shkak se është shumë e rëndësishme konstituimi i Kuvendit, për shkak se është e paarsyeshme për secilin deputet që çohet, ndreqet dhe vjen në Kuvend dhe nuk ia le shenjë. Nuk voton as për, as kundër, as abstenim. Për ne si parti përgjegjësia më e madhe na bie neve. 57 votojnë për na tregoni pse katër deputetë nuk votojnë për. Për ne është e rëndësishme kur të vish të votohet, nuk ka vërejtje për Albulena Haxhiun as prej juve, as prej qytetarëve”, shtoi ai.

Komento: