Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha është shprehur optimist se partia e tij do të fitojë mbi 50 për qind në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Ai në emisionin “Raport” me Naim Sadikun ka thënë se kjo qeveri ka krijuar një standardë të ri, duke e cilësuar qeverinë Kurti si të pakorruptuar.
“Pritjet janë të njëjta dhe besojmë që prapë do të fitojmë mbi 50 për qind, mendoj që kjo qeveri i ka pasur dy sfida të mëdha dhe rrjedhimisht i ka arritur ato duke caktuar një standarë të ri, ku e ki komplet një qeveri të pakorruptuar, pa afera korruptive. Mendoj që na duhen edhe 4 vite për me e kriju një sistem ku kushdo me ardhë nesër kushdo që prek ndezët një dritë e kuqe. Nuk e ki asnjë ministër të vetëm të akuzuar për korrupsion për krim të organizuar”, ka thënë Basha. /Gazeta10/