Basha i VV-së për fotografinë e Berishës me ambasadorin: Në Kuvend e shajnë, kur e takojnë veç përqafime

11:19 | 22 Qershor 2024
basha-i-vv-se-per-fotografine-e-berishes-me-ambasadorin:-ne-kuvend-e-shajne,-kur-e-takojne-vec-perqafime


Dimal Basha, deputet i VV-së, ka komentuar fotografinë e Hisen Berishës, deputet i PDK-së, me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili dyshohet për përfshirje në një aferë financiare në Slloveni.

Basha ka shkruar se gjithçja është farsë, duke kujtuar se në Kuvend e shajnë Berishën, ndërsa kur e takojnë, vetëm e përqafin.

“𝐍ë 𝐊𝐮𝐯𝐞𝐧𝐝 𝐞 𝐬𝐡𝐚𝐣𝐧ë, 𝐞 𝐚𝐤𝐮𝐳𝐨𝐣𝐧ë 𝐩ë𝐫 𝐤𝐨𝐫𝐫𝐮𝐩𝐬𝐢𝐨𝐧, 𝐬𝐡𝐩𝐞𝐧𝐳𝐨𝐣𝐧ë 𝐦𝐣𝐞𝐭𝐞 𝐤𝐢𝐧𝐬𝐞 𝐩ë𝐫 𝐡𝐞𝐭𝐢𝐦𝐞, 𝐤𝐮𝐫𝐬𝐞 𝐤𝐮𝐫 𝐞 𝐭𝐚𝐤𝐨𝐣𝐧ë, 𝐯𝐞ç 𝐩ë𝐫𝐪𝐚𝐟𝐢𝐦𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐯𝐥𝐞𝐫ë𝐬𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐦ë 𝐭ë 𝐥𝐚𝐫𝐭𝐚 𝐩ë𝐫 𝐭ë!
𝐅𝐚𝐫𝐬ë 𝐦𝐢𝐪, 𝐤𝐫𝐞𝐣𝐭 𝐟𝐚𝐫𝐬ë 𝐣𝐚𝐧ë”, ka shkruar ai.

 

Komento: