Basha: Marrëveshja s’ka rezultat për shkak se s’ka respektim nga Serbia

20:15 | 19 Shtator 2023
basha:-marreveshja-s’ka-rezultat-per-shkak-se-s’ka-respektim-nga-serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka thënë se arsyeja e mungesës së rezultateve nga Marrëveshja e Brukselit ndërlidhet me mosrespektimin e saj nga ana e Serbisë.

Ai në emisionin “Info Plus” në RTK tha se të gjitha marrëveshjet mes dy shteteve duhet të kenë respektim të barabartë.

“Arsyeja pse marrëveshja nuk ka rezultat konkret është për shkak se nuk ka respektim të marrëveshjes. Aty janë 11 pika, ku pika e 10-të thotë respektimi i të gjitha marrëveshjeve dhe pastaj aneksi thotë se asnjë pikë nuk ka avantazh ndaj një pike tjetër, me fjalë tjera të gjitha janë të rëndësisë së njëjtë”, u shpreh Basha.

Sa i përket çështjes së Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ai tha se problemi qëndron te kompetencat të cilat kërkohen.

“Ne nuk kemi problem kur komunat ndër vete duan të bashkëveprojnë për arsye të ndryshme, problemi është kur ata kërkojnë kompetenca ekzekutive e siç e dini Kosova ka dy nivele të qeverisjes, lokale dhe qendrore. Pyetja është prej kujt do të marrë Asociacioni këto kompetenca”, tha deputeti i VV-së.

Komento: