Basha pas videos së Radojiçiqit: Besoj nesër QUINT e pyet Vuçiqin pse nuk po e arreston këtë terrorist

23:33 | 27 Shkurt 2024
basha-pas-videos-se-radojiciqit:-besoj-neser-quint-e-pyet-vuciqin-pse-nuk-po-e-arreston-kete-terrorist

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka dhënë një koment për pamjet që publikoi sot RTK teksa Milan Radoiçiq shihet duke rrahur brutalisht Kryetarin e Komunës paralele të Mitrovicë së Veriut, Aleksander Spiriq.

Basha ka shpërndarë pamjet e RTK-së, teksa pret se nesër QUINT ta pyes Vuçiqin pse nuk po e arreston këtë terrorist.

“Radojiçiq grushton brutalisht ish-kryetarin ilegal të Mitrovicës së Veriut! Jo që s’ka dinarë, por tash edhe grushta për argatët këndej e andej kufirit. Po besoj QUINT-i nesër shkon e pyet Vuciqin pse nuk po e arreston këtë terrorist!”.

Postimi i tij:

Komento: