Basha reagon pas situatës në veri: Shqipëria s’duhet të heshtë

18:40 | 25 September 2021

Lulzim Basha, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, ka reaguar pas situatës së krijuar në veri të Kosovë, duke thënë se aktet kriminale të ndodhura në 24 orët e fundit të frymëzuara nga Beogradi, synojnë destabilizimin e Kosovës dhe të gjithë rajonit.

“Shpreh mbështetjen e plotë dhe të fuqishme për qeverinë e Kosovës, institucionet e saj dhe të gjithë faktorin politik të angazhuar në përballimin e kësaj situate”, është shprehur Basha, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, ai thotë se detyrë e Shqipërisë, si vend anëtar i NATO-s, nuk është të heshtë por të përdorë të gjithë mekanizmat diplomatikë për të ndihmuar në zgjidhjen e kësaj situate.

“Nuk mund të tolerohen tanket dhe avionët ushtarakë që mësyjnë kufijtë e Kosovës, duke kërcënuar paqen dhe sigurinë e të gjithë rajonit”, ka shkruar Basha në llogarinë e tij në Facebook, përcjellë Klankosova.tv.

Komento: