
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti po vazhdon sot vizitë zyrtare në Shqipëri, ku po takohet me liderët kryesor të shtetit shqiptar.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në takimin që kishte me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin ka premtuar që do ta largoj taksën e Rrugës së Kombit.
Hoti në konferencën e përbashkët me Bashën tha se kanë ndarë të gjitha çështjet që do t’i adresojmë si dy shtete, përfshi edhe taksën e rrugës.
“Unë e kam zotimin e z.Basha që ajo taksë do të hiqet”, u shpreh kryeministri i Kosovës.
Basha tha se vendimi për heqjen e taksës së kombit do të jetë një nga vendimet e para të qeverisë së tij.
“Heqja e taksës së kombit, do të jetë një nga vendimet e para të qeverisë së ardhshme”, u shprehë Basha.
Sa i përket zhvillimeve në Kosovë, Basha shtoi se PD ka vendosur të mbështesë qëllimin e dialogut Kosovë-Serbi, që sipas Bashës, është përfundimi i tij me njohje reciproke.