Deputetët e opozitës ngrenë dolli në Strasburg pas hapit që bëri Kosova në KiE.
Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës ka votuar me mbi 2/3 e votave të shteteve anëtare pro procedimit të aplikimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Europës.
Nga Strasburgu kanë gre dolli deputetët e opozitës.
Arben Gashi i LDK-së, Besnik Tahiri i AAK-së, Ariana Musliu – Shoshi nga PDK dhe deputeti turk Enis Kervan, janë parë në shoqëri të njëri-tjetrit pas përparimit që bëri Kosova drejt arritjes së anëtarësimit në KiE.
“Bashkë festojmë”, ka shkruar Gashi krahas fotos.