“Bashkë festojmë” deputetët e opozitës ngrenë dolli në Strasburg pas hapit që bëri Kosova në KiE

17:20 | 24 Prill 2023

Deputetët e opozitës ngrenë dolli në Strasburg pas hapit që bëri Kosova në KiE.

Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës ka votuar me mbi 2/3 e votave të shteteve anëtare pro procedimit të aplikimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Europës.

Nga Strasburgu kanë gre dolli deputetët e opozitës.

Arben Gashi i LDK-së, Besnik Tahiri i AAK-së, Ariana Musliu – Shoshi nga PDK dhe deputeti turk Enis Kervan, janë parë në shoqëri të njëri-tjetrit pas përparimit që bëri Kosova drejt arritjes së anëtarësimit në KiE.

“Bashkë festojmë”, ka shkruar Gashi krahas fotos.

Komento: