Milan është gati për një revulucion të ri në futboll.
Është ende në pikëpyetje nëse Ralf Rangnick do të marrë drejtimin e Milanit sezonit e ardhshëm.
Për momentin mes palëve ka patur vetëm disa diskutime.
Por nëse Rangnick ulet në stolin e kuqezinjëve, atëherë bashkë me të te klubi kuqezi do të vinë edhe 3 futbollistë të Leipzig.
Bëhet fjalë për mbrojtësin Upamecano, mesfushorin spanjoll Dani Olmo dhe sulmuesin Timo Werner.
Kostoja e tyre do të jetë 130 milionë euro blerje që do të financohen nga shitja e dy yjeve të skuadrës kapitenit Romagnoli dhe portierit Gigio Donnarumma.