“Bashkë më të fortë”, Ambasada Amerikane shpërndanë takimin Osmanit me ambasadoren e SHBA në NATO

11:25 | 08 Shtator 2023
“bashke-me-te-forte”,-ambasada-amerikane-shperndane-takimin-osmanit-me-ambasadoren-e-shba-ne-nato

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka shpërndarë në llogarinë zyrtare në platformën “X” takimin që ambasadorja e SHBA-së në NATO, Julianne Smith, ka pasur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Bashkë më të fortë”, ka shkruar ambasada e SHBA-së në Prishtinë.

Smith dje ka njoftuar për takimin që ka pasur me shefen e shtetit të Kosovës duke thënë se SHBA do të vazhdojë të mbështesë avancimin e stabilitetit dhe të ardhmes në Kosovë, teksa Kosova ecë drejt synimit të saj për integrimin euroatlantik dhe në Ballkanin Perëndimor në tërësi.

“E ritheksova se 🇺🇸 do të vazhdojë të mbështesë avancimin e stabilitetit dhe prosperitetit në Kosovë, duke ecur drejt synimit të saj për integrimin euroatlantik, dhe në Ballkanin Perëndimor në tërësi”, ka shkruar Smith./Front Online

Komento: