Bashkë me ushtrinë amerikane, FSK zbarkon në Kuvajt

19:15 | 08 Maj 2021

Ushtarët e FSK-së zbarkojnë në Kuvajt së bashku me ushtrinë amerikane

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës së bashku me Ushtrinë Amerikanë kanë zbarkuar në Kuvajt.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes së Kosovës duke thënë se kjo gjë do të forcojë aftësinë e FSK-së për të mbrojtur veten duke përmirësuar ndërveprueshmërinë me partnerët amerikan.

“Kosova po kontribuon për Paqen dhe Sigurinë ndërkombëtare”, thuhet në postimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Postimi i plotë:

Me këtë rast, pranoni përshëndetje nga MM dhe FSK.

Bashkë-zbarkimi i parë ndërkombëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës me U.S. Army në Kuvajt, do të ndihmojë të forcojë aftësinë tonë për të mbrojtur veten duke përmirësuar ndërveprueshmërinë me partnerët tanë Amerikan.

Kosova po kontribuon për Paqen dhe Sigurinë ndërkombëtare

#SëBashkumëtëFortë

Komento: