Bashkëjetesë jashtëmartesore me të miturën, arrestohet burri në Ferizaj

09:16 | 26 Janar 2022

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që është hasur duke bashkëjetuar me një vajzë të moshës së mitur.

Siç njoftohet në raportin 24-orësh të Policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje, derisa viktima do të dërgohet për obduksion.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që është hasur duke bashkëjetuar me të miturën, viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa viktima do të dërgohet në IML për ekzaminim mjekësor”, thuhet në raport.

Komento: