
Keqpërdorimi i moshave të reja po vazhdon të jetë shumë shqetuësues në vendin tonë.
Një person është arrestuar në Gjakovë për bashkëjetesë me personin nën 16-vjeç.
Madje, viktima e këtij rasti me të cilën gjakovari po bashkëjetonte ka vetëm 13-vjeç, shkruan lajmi.net.
Policia thotë se ai ka përfunduar në pranga pasi që kishte marrë në shtëpinë e tij viktimën femër të moshës 13-vjeçare.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.