Bashkëkryetari i GUXO Faton Peci pjesë e mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të VV-së

11:21 | 05 Tetor 2024
bashkekryetari-i-guxo-faton-peci-pjese-e-mbledhjes-se-keshillit-te-pergjithshem-te-vv-se

Ministri i Bujqësisë dhe njëri nga kryetarët e partisë GUXO, Faton Peci, po merr pjesë në Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, në fjalën hyrëse të tij e ka përshëndetur ministrin Peci për pjesëmarrjen, raporton Express.

Në këtë mbledhje është edhe shefja e GP Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari- Lila.

VV nuk ka nënshkruar koalicion parazgjedhor me GUXO dhe Alternativa dhe nuk dihet se në çfarë modaliteti do të jetë bashkëpunimi i tyre për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Komento: