Bashkëlojtari i Messit ka bërë një deklaratë befasuese për të.
Sulmuesi i Barcelonës, Martin Braithwaite, e ka përshkruar Lionel Messin si person frymëzues, i cili të ndihmon të përmirësohesh personalisht me këshillat dhe mënyrën sesi e sheh futbollin.
Braithëaite iu bashkua Barcelonës nga Leganes në muajin shkurt si nevojë e jashtëzakonshme, pasi klubi katalonas kishte mbetur pa sulmues pothuajse, për shkak të lëndimeve të shumta në skuadër në atë kohë.
Sulmuesi danez i bëri tri paraqitje për Barçën para se La Liga të pezullohej si pasojë e shpërthimit të pandemisë koronavirus, ndërsa paraprakisht i kishte shënuar tetë gola në 24 ndeshje për Leganes.
Kalimi në Barcelonë, thotë Braithëaite, ishte moment përcaktues në karrierën e tij deri tani dhe diçka që ka pasur ndikim tejet të madh në jetën e tij jashtë futbollit.
Dhe Messi është lojtar me të cilin danezi e ka pasur shumë të lehtë të përshtatet, për të cilin thotë se i ka ndihmuar të ketë vetëbesim në fushë.
“Ndryshon shumë, natyrisht”, tha Braithëaite i pyetur për mendimin që e ka për Messin tani që luan përkrah tij.
“Ai i jep shumë vetëbesim ekipit sepse është në gjendje ta bëjë dallimin. Mua më ka ndihmuar personalisht të bëhem lojtar më i mirë më këshillat e tij dhe me mënyrën sesi e sheh futbollin. Ai është vërtet frymëzim”, shtoi ai.